Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerDita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gusht 2018

Sot ne përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, duke ngritur vetëdijen për gjendjen e rëndë të të pagjeturve dhe familjeve të tyre në mbarë botën, dhe  duke u rizotuar për zgjidhjen e fatit të të gjithë atyre që janë të zhdukur.

Për fat të keq, pothuajse njëzet vite pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1648 emra. Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe miqve të viktimave është tejet e rëndë.

EULEX-i për një kohë të gjatë i ka ofruar asistencë teknike Institutit të Kosovës për Mjekësi Ligjore përmes ekipit të ekspertëve forenzikë për gjetjen, identifikimin dhe kthimin e mbetjeve mortore të të pagjeturve tek familjet e tyre. “Duke qenë se EULEX-i është duke i dorëzuar përgjegjësitë kyçe në fushën e sundimit të ligjit tek institucionet relevante të Kosovës në pajtim me mandatin e tij të ri të rikonfiguruar – që përfshinë edhe punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore – është e domosdoshme që autoritetet e vendit të tregojnë zotim të vërtetë dhe t’i dyfishojnë përpjekjet për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou.

Në kuadër të mandatit të ri, EULEX-i vazhdon të ketë kapacitete forenzike të specializuara. “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë t’iu ofrojmë ekspertizë të këtij lloji homologëve tonë nga Kosova kurdo që nevojitet dhe kërkohet”, tha zj. Papadopoulou.

Që nga viti 2008, EULEX-i ka kryer 609 operacione në teren me qëllim të identifikimit dhe ndërlidhjes së mbetjeve mortore, përfshirë 153 zhvarrime. Mbetjet mortore të 440 individëve janë identifikuar, 307 prej të cilëve ishin persona të pagjetur. 506 mbetje mortore u janë kthyer familjeve të tyre. EULEX-i po ashtu ka mundësuar analizat e ADN-së për 2261 mostra të eshtrave.

Për më shumë informata rreth punës së EULEX-it në lidhje me personat e pagjetur, ju lutemi të vizitoni këto faqe të internetit: Kërkimi për të zhdukurit - Rrëfimi i Fatimes dhe EULEX-i për Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur - Qytetarëve të Kosovës u duhet përmbyllja për humbjen e dhimbshme të dashurve të tyre

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX