Lajme

EULEX-i i ofron trajnim për mbështetje themelore për jetë stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës

05 shkurt 2020

Më 30 janar, EULEX-i mbajti një kurs të trajnimit për mbështetje themelore për jetë për 16 anëtarë të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. 

Që nga viti 2016, mbi 500 punonjës jomjekësorë të ShKK kanë marrë pjesë në trajnime të tilla të ofruara nga Njësia mjekësore e EULEX-it, e cila vë në dispozicion gjashtë instruktorë mjekësorë dhe pajisjet e nevojshme. 

Jelena Cvejic, zyrtare korrektuese në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, tha: “Këto trajnime janë shumë të rëndësishme për punën tonë për shkak të natyrës së detyrave tona të përditshme dhe përgjegjësisë për mirëqenien e të tjerëve. Edhe pse ne kemi vijuar trajnime të këtij lloji, për ne është jetike që vazhdimisht të jemi të përditësuar që çdo herë të jemi të gatshëm të japim ndihmë.”

Objektiva kryesore e këtij trajnimi është krijimi i mjediseve më të sigurta nëpër qendrat e paraburgimeve dhe nëpër burgje. Ky program i trajnimit pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2020.