Lajme

Audio programi i Kosovo 2.0 për personat e pagjetur

31 gusht 2020

Dafina Halili nga Kosovo 2.0 bisedoi me Zëvendës-drejtoreshën e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe eksperten e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Tarja Formisto, për punën e këtij Misioni për ta përcaktuar fatin e më shumë se 1640 të personave të pagjetur. Tarja foli për pritjet e saj nga puna në terren në Kizevak, një lokacion i madh në një gurore në Serbi, si dhe për sfidat me të cilat përballet ekipi i saj gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve njerëzore. Ekspertja e EULEX-it theksoi gjithashtu se si kanë ndihmuar avancimet teknologjike mjeko-ligjore të ADN-së në identifikimin e më shumë personave të pagjetur. Tarja gjithashtu foli për çështjen e një numri të caktuar të keq-identifikimeve dhe të drejtat e të gjitha familjeve të personave të pagjetur.


"Familjet të cilat e kanë një varr dhe që e dinë se jo të gjithë eshtrat në atë varr i përkasin më të dashurit të tyre duhet ta kuptojnë se familjet të cilat nuk e kanë një varr gjithashtu kanë të drejta. Unë e kuptoj, kjo është e dhimbshme. Por, unë si eksperte mjeko-ligjore, e kam të njëjtin detyrim për secilën familje", tha Tarja.

Nëse jeni të interesuar të dini më shumë, dëgjojeni audio programin:
 https://kosovotwopointzero.com/en/forensically-searching-for-kosovos-missing-people/