Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerNuk ka paqe dhe siguri të qëndrueshme pa...

Nuk ka paqe dhe siguri të qëndrueshme pa gratë”- Këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore flet në konferencën e organizuar nga KFOR-i për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë

07 tetor

Për të shënuar njëzetvjetorin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 dhe për të theksuar zbatimin e saj në Kosovë, misioni KFOR i udhëhequr nga NATO organizoi më 7 tetor një videokonferencë me më shumë se 20 panelistë nga organizata qeveritare dhe joqeveritare të Kosovës si dhe misione ndërkombëtare. 

Këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore, Chiara Tagliani, mori pjesë në një diskutim panelar për ‘Avancimin e Agjendës 1325' së bashku me përfaqësuesë të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Misionit të OKB-së në Kosovë dhe të OSBE-së.  

Znj. Tagliani u përqendrua në përkushtimin e Misionit për përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, si brenda Misionit ashtu edhe në punën e tij me institucionet e Kosovës.  

"Që nga fillimi i Misionit në vitin 2008, mandati i EULEX-it ka kaluar nëpër disa ndryshime. Megjithatë, përkushtimi i Misionit për promovimin e barazisë gjinore dhe për fuqizimin e grave mbetet i vazhdueshëm," theksoi Tagliani.  

 Këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore përmendi shembuj konkret të punës së Misionit për avancimin e pozitës së grave në institucione të ndryshme të sundimit të ligjit në Kosovë, duke shtuar se Misioni gjithashtu ka mbështetur themelimin e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës dhe Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës.  

 Znj. Tagliani theksoi se EULEX-i tani është duke monitoruar raste të dhunës të bazuar në gjini dhe u jep rekomandime të përshtatura autoriteteve të Kosovës për adresimin e mangësive të identifikuara.   

Këshilltarja e EULEX-it për çështje gjinore po ashtu përmendi fushatat sensibilizuese të zbatuara nga EULEX-i, dhe u përqendrua në fushatën “Ma thuaj me kohë” mbi ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media