European Union External Action
FacebookTwitterYoutube

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Lajme

EULEX mbajti seminar treditor për Shërbimin Korrektues të Kosovës mbi temën e aftësive të negocimit

17 shkurt

Divizioni i EULEX-it për Fuqizim mbajti seminar treditor në burgun e Lipjanit temë e së cilit ishte përmirësimi i aftësive të negocimit në situata të krizave. 

Ky trajnim u vijua nga menaxhmenti i lartë i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) si dhe punonjës të tjerë të burgut të cilët patën mundësinë të dëgjojnë rreth trajtimit të situatave të krizave nëpër burgje, duke filluar nga aftësitë themelore të negocimit deri tek menaxhimi i negociatave në raste kritike, përfshirë reagimet e duhura ndaj krizave. 

Ky seminar është në përputhje me përpjekjet e vazhdueshme të EULEX-it për fuqizimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit, në veçanti ShKK-së. Në këtë seminar u fol për teknikat e negocimit në situata të krizave siç janë situatat e bllokimit të qelive prej të burgosurve, hipja në objekte të larta, grevat e urisë, kërcënimet për vetëvrasje, marrja e pengjeve dhe rezistencat kolektive. 

Laszlo Huszar, këshilltar korrektues nga EULEX-i, e theksoi rëndësinë e seminarit për përpjekjet e përgjithshme drejt ngritjes së aftësive të punonjësve të burgjeve, dhe i përgëzoi vijuesit të trajnimit për “interesimin dhe angazhimin” e tyre. 

Fatlinda Mustafa, udhëheqëse e programeve për të miturit, tha se seminari ishte shumë i dobishëm dhe se ajo planifikon t’i “ndajë me kolegët e saj informatat për këto aftësi” të përvetësuara nga seminari. Ajo shpreson që në të ardhmen të organizohen më shumë trajnime të ngjashme. 

Ky seminar është tejet i rëndësishëm për suksesin e përgjithshëm të ShKK-së në fushën e menaxhimit të burgjeve. Z. Huszar theksoi se “nga përvoja është dëshmuar se kur një negociator nuk arrin negocim efektiv, ajo gjë ndikon tek të gjithë punonjësit e burgut, përfshirë edhe tek menaxhmenti”. Sipas z. Huszar, për përmirësimin e cilësisë dhe nivelit të aftësive për negocim nevojiten trajnime të vazhdueshme dhe me përfshirje nga të gjithë. 

EULEX-i pret që të mbajë edhe trajnime të tjera për menaxhmentin e lartë të ShKK-së me qëllim që ata t’i përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë për t’i përcjellë më tej tek punonjësit e tyre si reagues të parë në situata krizash. 

 

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu