Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i mbështeti takimin për fillimin e punës...

EULEX-i mbështeti takimin për fillimin e punës së Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës

05 shtator

Dje, më 4 shtator, EULEX-i mbështeti fillimin zyrtar të punës së Shoqatës së Grave në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Kjo shoqatë ka për qëllim të bëjë avancimin e pozitës së grave në SHKK, ngritjen e vetëdijesimit dhe promovimin e barazisë gjinore, si dhe t’iu ofrojë grave mundësi të tjera për zhvillim profesional.

Viteve të fundit, Kosova ka krijuar kornizë ligjore gjithëpërfshirëse për të siguruar barazi gjinore dhe mosdiskriminim. Megjithatë, gratë janë shumë pak të përfaqësuara në tregun e punës, në sektorin privat dhe atë publik, në veçanti në sektorin e sigurisë i cili tradicionalisht konsiderohet si domen i burrave. Aktualisht, gratë përbëjnë 13% të stafit në SHKK, dhe numri i grave në pozita vendimmarrëse është i ulët. Në pajtim me Ligjin për Barazinë Gjinore, të gjitha institucionet publike në Kosovë janë të obliguara të promovojnë barazinë gjinore dhe të sigurojnë përfaqësim gjinor të barabartë.

Gjatë këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm Nehat Thaçi shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për barazi gjinore më të madhe në kuadër të SHKK, si dhe për përmirësimin e mundësive të përgjithshme për gratë dhe vajzat në Kosovë. Zëvendësshefi i EULEX-it Bernd Thran theksoi se barazia gjinore është parim themelor dhe prioritet për BE-në, si dhe kriter për ndërtimin e institucioneve të fuqishme, dhe theksoi mbështetjen për SHKK-në. “Shërbimi Korrektues i Kosovës mund të mbështetet tek përkrahja e vazhdueshme e EULEX-it për këtë iniciativë në të ardhmen, si dhe për zhvillimin e mëtejmë të SHKK në përgjithësi”, tha ai.

Në mesin e folësve ishin Aferdita Mikullovci, Udhëheqëse e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Igballe Rogova, Drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Annette Faith–Lihic, Këshilltare politike kryesore e PSBE/Koordinatore ekzekutive në Zyrën e BE-së në Kosovë /PSBE, Kimberly Riffe, Menaxhere e Programit ICITAP për Kosovën, Edi Gusia, Drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Lina Andeer, Këshilltare për çështje gjinore në EULEX, Suzana Tkavc, Këshilltare për çështje gjinore në KFOR, Alban Muriqi, menaxher i projektit në QKRMT.

Gjatë këtij evenimenti, përfaqësues nga institucionet korrektuese morën pjesë në takimin e parë të Shoqatës dhe zgjodhën Zyrafete Imeraj kryetare të shoqatës së re. Zj.Imeraj është Drejtoreshë për Siguri në Dubravë.

Ky aktivitet është mbështetur nga EULEX-i si pjesë e aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit në SHKK, përmes një projekti specifik për përfshirje gjinore të udhëhequr nga Njësia Korrektuese.
 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX