Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerTrajnim i specializuar për Doganën dhe Policinë...

Trajnim i specializuar për Doganën dhe Policinë Kufitare të Kosovës për ndalimin e narkotikëve

14 shtator 2018

Sot, më 14 shtator, u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit të specializuar për Doganën e Kosovës (DK) dhe Policinë Kufitare të Kosovës (PKK) për ndalimin e narkotikëve. Ky trajnim është organizuar nga EULEX-i në partneritet me Programin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë Kufitare (EXBS). Ceremonia u mbajt në praninë e Drejtorit të PKK z. Shaban Guda, Drejtorit të Zbatimit të ligjit në DK z. Blerim Krasniqi dhe këshilltarit të programit EXBS z. George Rick Clarke.

Trajnimi, i cili zgjati katër ditë, u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe u përqendrua në profilizimin dhe përzgjedhjen e pasagjerëve, vrojtimin dhe vëzhgimin, kontrollimin e fluturakeve, identifikimin e narkotikëve, dhe njohjen dhe analizimin e rreziqeve, me ushtrime praktike për t’iu mundësuar zyrtarëve doganorë dhe të policisë kufitare të trajtojnë me efektivitet sfidat kryesore të sigurisë gjatë luftimit të kontrabandimeve.



Mirsad Miftari, zyrtar policor, theksoi: “Nga ky kurs kemi mësuar shumë, si për llojet e ndryshme të kontrabandimeve të narkotikëve. Ne gjithashtu patëm edhe ushtrime në praktikë ku improvizuam situata të ndryshme ku nga ne u kërkua që të identifikonim të dyshuar dhe mënyra të kontrabandimit. Kursi ishte i organizuar mirë dhe do të na shërbejë në punën tonë në teren”.



Stanislava Timotijević, zyrtar doganor, theksoi: “Ne kemi mësuar shumë rreth profileve konkrete të personave që merren me narkotikë, dhe kjo na i pasuron njohuritë tona. Do të sigurohem që përvojat e mija t’i ndajë me kolegët e mi.”

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve operacionale dhe planifikuese të Doganës dhe Policisë Kufitare, si dhe e aftësive të tyre për profilizimin e pasagjerëve për identifikimin e kërcënimeve të mundshme.

Gjatë dorëzimit të certifikatave për 16 zyrtarët e trajnuar, EULEX-i po ashtu shpërndau pajisje për testimin e narkotikëve për t’u përdorur nga Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës.
 

Prapa

Zyra për Informim