Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerCOWEB e vizitoi misionin EULEX Kosovo

COWEB e vizitoi misionin EULEX Kosovo

27 shtator 2018

Shefja e Misionit EULEX, zj. Papadopoulou, bashkë me PSBE-në, zj. Apostolova, më 26 shtator në selinë e EULEX-it u takuan me një delegacion të përfaqësuesve të Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) të Këshillit të vendeve anëtare të BE-së që ishin për vizitë në Kosovë prej 25 deri 28 shtator.
 
Vizita e delegacionit të COWEB u koordinua nga PSBE/ZBE ndërsa delegatët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u takuan me një numër të bashkëbiseduesve vendas dhe ndërkombëtarë. Shefja e Misionit dhe zyrtarë të lartë e njoftuan delegacionin e COWEB lidhur me mandatin e ri dhe aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të këtij Misioni, si dhe për të arriturat e shënuara dhe sfidat e ballafaquara nga ana e EULEX-it gjatë dhjetë viteve sa i ka ndihmuar institucionet kosovare të sundimit të ligjit.
 
Zj. Papadopoulou: ”EULEX-i i ri e pasqyron realitetin e ri në terren. Në sistemin e Kosovës vazhdojnë të ekzistojnë sfida të mëdha të sundimit të ligjit, por tani është koha kur duhet të kalojmë gradualisht nga menaxhimi i krizës nga ana e BE-së në një lloj më “normal” të ndihmës nga BE-ja dhe t’i lejohet autoriteteve lokale që gjithnjë e më shumë të marrin përsipër përgjegjësinë ashtu që Kosova të ecën përpara në rrugën evropiane të saj.”
 
Zj. Papadopoulou theksoi se ky Mision në kuadër të strukturës së tij të re e ka ruajtur vlerën e veçantë të shtuar të pranisë së drejtpërdrejtë të ekspertëve në disa prej fushave më të rëndësishme të sundimit të ligjit në Kosovë, kryesisht në sistemin gjyqësor dhe prokurorial dhe në shërbimin korrektues, ku ende ka mangësi strukturore dhe rrezik nga ndërhyrjet politike. “Prania jonë e atypëratyshme në disa sektorë të caktuar të sundimit të ligjit do t’i mundësojë EULEX-it që t’i ndihmojë më tej institucionet vendase për identifikimin dhe adresimin e problemeve të mbetura dhe t’i ofrojë Shteteve Anëtare të BE-së vlerësime të dorës së parë për situatën në terren një këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt përafrimit me BE-në”.
 

Prapa

Zyra për Informim