Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e EULEX-it merr pjesë në diskutim gjatë...

Shefja e EULEX-it merr pjesë në diskutim gjatë një takimi pune të Pikave të Kontaktit për çështje gjinore të organizuar nga OSBE-ja

14 nëntor 2018

Më 13 nëntor, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, ishte një prej diskutuesve kryesorë gjatë një takimi pune të Pikave të Kontaktit për çështje gjinore të organizuar nga Grupi Punues për Barazi Gjinore i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i aspekteve të ndryshme të barazisë gjinore në nivel vendas dhe ndërkombëtar, duke u përqendruar në pjesëmarrjen e grave në jetën profesionale dhe politike.

Alexandra Papadopoulou ndau pikëpamjet dhe përvojat e saj mbi sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në arritjen e barazisë gjinore, veçanërisht në fushat e punës të cilat shpesh perceptohen si "të dominuara nga meshkujt".

Shefja e EULEX-it vuri në pah se barazia gjinore ka të bëjë me gratë dhe burrat, duke shtuar se "veprimet e integrimit gjinor duhet të përfshijnë si perspektivat e burrave ashtu edhe ato të grave".

"Ne shpesh herë përqendrohemi tek gratë, duke e anashkaluar perspektivën e burrave për barazinë gjinore. Por, ne asnjëherë nuk do ta luftojmë në mënyrë efektive dhunën në baza gjinore ndaj grave, nëse nuk punojmë edhe me meshkujt", tha Papadopoulou.

Duke vënë në dukje se mbetet shumë për t'u bërë jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian, Shefja e Misionit EULEX e theksoi që të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë duhet t’i bashkojnë forcat dhe ta çojnë përpara kauzën e barazisë gjinore.

Shefja e EULEX-it, gjithashtu theksoi se të gjitha misionet dhe operacionet ushtarake dhe civile të PPSM të BE-së në mbarë botën, duke e  përfshirë EULEX-in, e kanë për mandat t'i kushtojnë vëmendje të veçantë barazisë gjinore, si dhe t’i zbatojnë politikat gjinore të BE-së dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë gjatë kryerjes së detyrave të tyre në terren.

 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.