Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e EULEX-it mori pjesë në takimin e dytë...

Shefja e EULEX-it mori pjesë në takimin e dytë të iniciativës Drejtësia 2020

24 janar

Më 23 janar, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, mori pjesë në takimin e dytë të iniciativës Drejtësia 2020, këtë radhë e organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gjatë takimit, Papadopoulou theksoi se Drejtësia 2020 është iniciativë domethënëse, meqë udhëhiqet nga vendorët, është gjithëpërfshirëse dhe ambicioze.
“Tiparet kryesore të saj janë pronësia vendore dhe fokusi në zgjidhje praktike për problemet reale në sistemin e drejtësisë. Kjo është qasja e duhur për zbatim të reformave që do të gjejnë mbështetje të mjaftueshme, të cilat do të jenë të qëndrueshme me kalimin e kohës dhe që kanë për qëllim dhënien e rezultateve të matshme për të gjithë,” tha shefja e EULEX-it.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit zhvilluan diskutime të përqendruara që kishin për qëllim gjetjen e një qasje praktike për trajtimin e disa prej çështjeve më urgjente të identifikuara në iniciativën Drejtësia 2020.
“Në lidhje me këtë, EULEX-i ka kontribuar në diskutime përmes identifikimit të çështjeve për t’u trajtuar, bazuar në monitorimin sistematik dhe tematik të fuqishëm që Misioni ka bërë në rastet prokuroriale dhe gjyqësore në sistemin e Kosovës, në bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet gjyqësore dhe prokuroriale të Kosovës. EULEX-i po ashtu ka dhënë rekomandime praktike për zgjidhjen  e një sërë mangësish strukturale në sistemin e drejtësisë së Kosovës, përfshirë këtu rastet që kanë mbetur të pazgjidhura të cilat ndikojnë tek prokuroritë dhe gjykatat. Ne jemi të përqendruar në identifikimin e çështjeve dhe ofrimin e zgjidhjeve praktike për t’iu ndihmuar palëve të sistemit të drejtësisë t’i adresojnë ato,” theksoi Papadopoulou.

“Drejtësia 2020 është iniciativë domethënëse meqë udhëhiqet nga vendorët, është gjithëpërfshirëse dhe ambicioze,” tha Shefja e EULEX-it Papadopoulou gjatë takimit të dytë të Drejtësia 2020, këtë radhë e organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Prokurorial të Kosovë.
Papadopoulou po ashtu theksoi se EULEX-i ka kontribuar në diskutime me gjetjet dhe rekomandimet që kanë dalë nga monitorimi sistematik dhe tematik i fuqishëm që Misioni ka bërë te rastet prokuroriale dhe gjyqësore në sistemin e Kosovës, në bashkëpunim shumë të ngushtë me autoritetet gjyqësore dhe prokuroriale të Kosovës.
“Ne jemi të përqendruar në identifikimin e çështjeve dhe ofrimin e zgjidhjeve praktike për t’iu ndihmuar palëve të sistemit të drejtësisë t’i adresojnë ato”, theksoi Papadopoulou.
 

Prapa

Zyra për Informim