Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e EULEX-it u takua me Ministrin e Punëve...

Shefja e EULEX-it u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme

24 janar

Sot, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, e vizitoi Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa. Ajo e ri-konfirmoi përkushtimin e EULEX-it për ta ndihmuar këtë Ministri dhe institucionet përkatëse të sundimit të ligjit që janë në përgjegjësinë e saj në përputhje me mandatin e ri të ri-konfiguruar të këtij Misioni, duke e përfshirë atë të reaguesit të dytë të sigurisë me kërkesë të Policisë së Kosovës, si dhe për ta mbështetur zbatimin e marrëveshjeve përkatëse të dala nga Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në fushën e lirisë së lëvizjes dhe menaxhimit të integruar të kufirit. Ministri e falënderoi zj. Papadopoulou për vazhdimin e ndihmës së EULEX-it dhe e siguroi atë për bashkëpunimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në punën e tyre të përbashkët. 

Prapa

Zyra për Informim