Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i organizoi një punëtori për Shërbimin...

EULEX-i organizoi një punëtori për Shërbimin Korrektues të Kosovës me temë mbi sigurinë në burgje

07 shkurt

EULEX-i organizoi në Qendrën në Dubravë një punëtori katërditore për Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK) me temë mbi sigurinë në burgje.

Kjo punëtori kishte për qëllim trajnimin e zyrtarëve korrektues në lidhje me sigurinë në burgje, përfshirë sigurinë statike, procedurale dhe dinamike, elaborimin e konceptit të rrezikut dhe planifikimeve emergjente dhe ngritjen e kapaciteteve reaguese të tyre nëpër situata të ndryshme të krizave.

Jeton Mehmetaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Qendrës Korrektuese në Dubravë tha: “Njësia Korrektuese e EULEX-it në Kosovë na ka mbështetur në forma të ndryshme. Përveç monitorimit dhe këshillimit, neve po ashtu na janë ofruar edhe trajnime të ndryshme. Ky trajnim ishte shumë i dobishëm për stafin e qendrës në Dubravë, si për zyrtarët korrektues ashtu edhe për mbikëqyrësit. Gjatë punëtorisë u prezantuan dy tema të rëndësishme, njëra kishte të bënte me sigurinë e tjetra me vlerësimin e rrezikut.”

Njësia Korrektuese e EULEX-it vazhdon të mbështesë SHKK në ngritjen e kapaciteteve për planifikime në fushën e sigurisë, për vlerësim të sigurisë, analizë dhe vlerësim të rrezikut, planifikime emergjente dhe në fusha të tjera të ndërlidhura me sigurinë. 

Prapa

Zyra për Informim