Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerHeronj të pazëshëm që shpëtojnë jetë –...

Heronj të pazëshëm që shpëtojnë jetë – Fushata e EULEX-it për dhurim të gjakut

15 shkurt

Organizimi i fushatës nga EULEX-i për dhurim të gjakut tani më është bërë traditë, shembull ky i treguar si i suksesshëm për vetëdijesim dhe promovim të kulturës për dhurim vullnetar të gjakut.

Në fushatën e mbajtur këtë muaj shkurt patëm dyzet e dy dhurues vullnetarë të gjakut, prej të cilëve dymbëdhjetë dhuruan gjak për herë të parë. 

“Kjo fushatë është shumë e rëndësishme dhe rast i mirë për stafin ndërkombëtar dhe vendas që të dhurojnë gjak në mjedis të sigurt dhe miqësor. Ne kemi donatorë të rregullt të cilët janë shembull i mirë edhe për të tjerët. Gjithashtu kemi parë një numër vazhdimisht në rritje të vullnetarëve që na bashkëngjiten për këtë kauzë të madhe. Pavarësisht faktit se numri i stafit të EULEX-it është duke u zvogëluar, numri i dhuruesve të gjakut është duke u rritur”, shpjegon me krenari Dr. Cristina Anghelescu, Shefe e njësisë mjekësore në EULEX.

Salla në Njësinë mjekësore të Misionit ishte e mbushur me vullnetarë të lumtur dhe modestë të cilët shprehën gatishmërinë dhe falënderim për mundësinë për të dhuruar gjak dhe shpëtuar jetë.

“Dhuruesit e gjakut janë heronj të pazëshëm të cilët shpëtojnë jetë”, thotë Dr. Jeton Zenuni nga Qendra kombëtare e Kosovës për transfuzion të gjakut. “Bashkëpunimi mes EULEX-it dhe qendrës sonë tani më është bërë traditë, gjithnjë duke pasur në mendje rëndësinë e madhe të rezervave të gjakut në Qendrën për transfuzion të gjakut. Kjo është nevojë e cila shtohet çdo vit, dhe nganjëherë çdo ditë, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve në trafik, nevojave në klinikën e pediatrisë, onkologjisë, hematologjisë, si dhe transfuzioneve të gjakut që nevojiten në klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Kjo fushatë e përbashkët me EULEX-in, e sidomos bisedat me dhurues vullnetarë të rregullt të gjakut, më kanë bërë të shoh praninë e një kulture të solidarizimit dhe gatishmërisë për të kontribuar për shoqërinë në këtë nivel kaq domethënës”, përfundon Dr. Zenuni.

Lajmi i mirë është se numri i donatorëve është duke shënuar ngritje për çdo vit, çka tregon për shpirtin vullnetar të pamasë të Misionit tonë për një kauzë që shpëton jetë.
 

Prapa

Zyra për Informim