Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e Misionit Alexandra Papadopoulou mori...

Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou mori pjesë në takimin e radhës të Forumit të nivelit të lartë për Sundimin e ligjit

22 mars

Më 20 mars, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, mori pjesë në takimin e radhës të Forumit të nivelit të lartë për Sundimin e ligjit të cilin e mbledh rregullisht Kryeministri si një mekanizëm bashkërendues për të gjithë krerët e institucioneve kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe të Ambasadës së SHBA-ve/USAID-it dhe të PSBE-së/Zyrës së BE-së në Kosovë.

Diskutimet u përqendruan në progresin e bërë në trajtimin e rasteve të përcaktuara që lidhen me procesin për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe në çështjen e luftimit të mosndëshkimit, veçanërisht sa i përket emërimeve të paradokohshme në disa institucione të Kosovës që kanë ngritur shqetësime serioze.

Shefja e Misionit EULEX kërkoi nga autoritetet qeveritare që t’i mbështesin dhe inkurajojnë institucionet kosovare të drejtësisë në ushtrimin e punës jashtëzakonisht të rëndësishme të tyre pa ndërhyrje dhe duke e respektuar plotësisht pavarësinë dhe autonominë e tyre. “Kjo do t’i ndihmojë gjyqtarët dhe prokurorët që të jenë të suksesshëm në luftimin e të gjitha rasteve, jo vetëm ato të përcaktuara për liberalizimin e vizave, ndërsa në anën tjetër kjo do të jetë një mënyrë konkrete dhe efektive për ta rritur besimin e opinionit në punën e sistemit kosovar të drejtësisë”.

“Ky forum i nivelit të lartë duhet të sinkronizohet me punën e iniciativës Drejtësia 2020. Këto dy forume duhet të shihen si komplementare, me mekanizmin që kryesohet nga Kryeministri që jep udhëzime strategjike dhe nivelin e duhur të angazhimit të udhëheqësve, ndërsa Drejtësia 2020 të funksionojë si një katalizator për ndryshime në vetë institucionet e drejtësisë duke u mbështetur në Ministrinë e Drejtësisë, KGJK dhe KPK për t’i drejtuar angazhimet për zbatimin e masave specifike dhe të identifikuara paraprakisht. Partnerët ndërkombëtarë, përfshirë EULEX-in, janë të gatshëm që të ndihmojnë”, tha zj. Papadopoulou.
 

Prapa

Zyra për Informim