Lajme

EULEX-i i dhuron pajisje Këshillit Gjyqësor të Kosovës

29 mars 2019

Sot, në kompleksin logjistik të EULEX-it në Prishtinë, Zëvendësshefi i Misionit EULEX Bernd Thran i dorëzoi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) një donacion me pajisje të teknologjisë informative. Ky donacion u nënshkrua nga Drejtori i Sekretariatit të KGjK-së z. Shkelzen Maliqi dhe nga z. Thran.

Ky donacion përmban pajisje të TI-së, kryesisht antena dhe kabllo, të cilat do të mund të përdoren për ngritjen e ndërlidhjes së rrjetit të zonës lokale (LAN) të gjykatave në Leposaviq dhe Zubin Potok, në mënyrë që ato të lidhen me rrjetin e zonës së gjerë (WAN) të gjykatave të tjera.

“Për arsye të problemeve teknike, gjykatat në Leposaviq dhe Zubin Potok nuk mundur t’i qasen asnjë prej shërbimeve që ndërlidhen me TI. Falë këtij donacioni, tani ato mund të funksionojnë më mirë dhe të lidhen me gjykatat e tjera në Kosovë”, tha z. Maliqi, me ç’rast shprehu mirënjohjen e tij ndaj EULEX-it.

Duke folur rreth donacionit, z. Thran theksoi mbështetjen e vazhdueshme që Misioni ofron për institucionet e Kosovës në pajtueshmëri me marrëveshjen për drejtësi të vitit 2015.  Ky donacion do të plotëson përpjekjet e KGJK-së për ngritjen e ndërlidhjes mes gjykatave përmes antenës mikrovalore, që është donacion i pjesshëm nga EULEX-i.