Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefja e EULEX-it në takimin e tretë të Bordit...

Shefja e EULEX-it në takimin e tretë të Bordit të Drejtësia 2020

19 prill

Më 17 prill, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, mori pjesë në takimin e tretë të Bordit të iniciativës për reforma Drejtësia 2020 që drejtohet nga Ministri i Drejtësisë z. Tahiri bashkë me Kryesuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës, z. Çoçaj dhe z. Hyseni. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Zyrës së BE-së/Përfaqësueses Speciale të BE-së në Kosovë dhe të Ambasadës së SHBA-vë.

“Në takimin e fundit të këtij Bordi, EULEX-i i kishte ndarë me homologët vendas një numër të gjetjeve specifike dhe rekomandimeve të ndërlidhura me to për dobësitë në fushat sistematike dhe tematike në sistemin vendas të drejtësisë”, tha zj. Papadopoulou. “Sot, EULEX-i u paraqiti anëtarëve të këtij Bordi një shtjellim vijues të përshtatur për këtë, i cili flet më gjerësisht për çështjet specifike të analizuara paraprakisht dhe i cili në vlerësimin e tij përfshin gjetje dhe rekomandime shtesë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë rregullisht në kuadër të ombrellës Drejtësia 2020 në bazë të funksionit të fuqishëm të EULEX-it për monitorim i cili është funksionalizuar prej muajit qershor të vitit të kaluar kur ka ndryshuar mandati i këtij Misioni.”

Sipas agjendës së këtij takimi, ku përfshihej njoftimi lidhur me progresin e bërë në zbatimin e një numri të masave në proces dhe disa temave të reja me interes, zj. Papadopoulou e përmendi formimin e Departamentit Special të ri në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit për gjykimin e rasteve të PSRK-së si një hap pozitiv që do ta promovojë specializimin e gjyqtarëve në këtë fushë, njësoj sikur kolegët e tyre të prokurorisë nga PSRK-ja, dhe do ta nxisë një praktikë gjyqësore homogjene dhe koherente. Megjithatë, ajo bëri thirrje që sa më shpejtë të jetë e mundur të fillojë procesi i rekrutimit të gjyqtarëve të cilët do të punojnë në këtë njësi në mënyrë të përhershme në mënyrë që të arrihet afati që është muaji korrik i këtij viti.

Lëndët e grumbulluara vazhdojnë të jenë sfidë e madhe për gjyqësorin kosovar. “Përfshirja në Sistemin ekzistues Informatik për Menaxhimin e Lëndëve të një opsioni për inventarizimi dhe klasifikim si element të ri për lëndët e grumbulluara do të ishte një masë praktike dhe efektive për të ndihmuar në zgjidhjen e këtij problemi”, gjithashtu bëri të ditur Shefja e EULEX-it.

Në fund, zj. Papadopoulou i paraqiti më të rejat lidhur me zbatimin e udhërrëfyesve të cilët Drejtësia 202 i ka “trashëguar” prej Bordit të atëhershëm të Përbashkët për Sundimin e Ligjit të drejtuar nga EULEX-i. Në këtë kontekst, ajo e përgëzoi miratimin e Strategjisë Kombëtare për Krimet e Luftës dhe punën e PSRK-së dhe Policisë së Kosovës për prioritetizimn dhe sistematizimin e rasteve, por ajo tërhoqi vërejtjen se progresi kuptimplotë në trajtimin e krimeve të luftës mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit rajonal të mirëfilltë, përfshirë edhe atë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Shefja e EULEX-it gjithashtu i bëri thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që sa më parë ta përfundojnë punën për aktet nënligjore për funksionalizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.  
për përfundimin e akteve nënligjore për Institutin e Mjekësisë Ligjore.  

 

Prapa

Zyra për Informim