Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerLocal staff reception

Local staff reception

30 prill

Duke qenë se vitin e kaluar EULEX-i e kremtoi përvjetorin e tij të 10-të, si dhe në vazhdën e ri-konfigurimit të fundit të madh të tij dhe ndryshimeve në mandatin e tij, u shfaq edhe ideja për t’i nderuar në veçanti të gjithë kolegët vendas të cilët në një apo ndonjë moment tjetër shërbyen në këtë Mision, kurse përgatitjet për këtë filluan të bëhen me kohë. Pjesëtarët vendas të mëparshëm dhe të tanishëm të EULEX-it u ftuan në një ndejë rasti për ta nderuar njëri-tjetrin dhe kontributin e tyre për këtë Mision gjatë këtyre dhjetë viteve të kaluara.

Kështu, një të mërkurë në mbrëmje, ne u mblodhëm në një numër të madh për të kujtuar dhe ndarë së bashku kujtimet e dekadës së kaluar.

“Secili mision i BE-së në terren paraqet një familje e madhe të përbërë nga personeli ndërkombëtar dhe vendas që kontribuojnë në arritjet e tij dhe së bashku ballafaqohen me sfidat e tij. Por, natyra e kësaj pune është e atillë që ndërkombëtarët vijnë e shkojnë, kurse personeli vendas qëndron më gjatë dhe në mënyrë të pashmangshme ata bëhen “boshti” i atij misioni. I këtillë është edhe rasti i EULEX-it, pasi ai nuk bën përjashtim në këtë”, deklaroi Shefja e Misioni me këtë rast.

Befasia e mbrëmjes ishte një video përmbledhje e të katër Shefave të mëparshëm dhe të tanishëm të këtij Misioni, ku secili në mënyrën e vet i falënderoi pjesëtarët e mëparshëm dhe të tanishëm të personelit për kontributin e tyre të paçmueshëm në Misionin e EULEX-it, një diçka që është dhe do të mbetet pjesë e trashëgimisë së EULEX-it në shoqërinë kosovare.
 

Prapa

Zyra për Informim