Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i e kremtoi Ditën e Evropës në Prishtinë...

EULEX-i e kremtoi Ditën e Evropës në Prishtinë dhe Bruksel

14 maj

EULEX-i mori pjesë në aktivitete të ndryshme gjatë ditëve të kaluara në Prishtinë dhe Bruksel për ta shënuar Ditën e Evropës, duke përfshirë pjesëmarrjen në një ekspozitë në rrugë të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe me anë të një stende në Bruksel gjatë Ditës së Hapur të BE-së. 

Gjatë ekspozitës në rrugë në Prishtinë, ekipi i zyrës për shtyp të këtij Misioni – krahas Shefes së Misionit Alexandra Papadopoulou – e drejtuan një stendë promocionale, e cila ishte një prej atraksioneve kryesore meqë fëmijët dhe të rriturit ishin të vendosur që ët merrnin ndonjë prej materialeve apo sendeve promocionale të veçanta të EULEX-it, si dhe për të mësuar lidhur me të arriturat e EULEX-it. Gjithashtu, një ekip nga Zyra për Shtyp e EULEX-it mori pjesë në Ditën e Hapur të BE-së në Bruksel. Bashkë me misionet tjera të BE-së, EULEX-i tërhoqi një numër të madh të vizitorëve – përfshirë edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së Vincenzo Coppola. Ky ekip bashkëbisedoi me vizitorët të cilët e paraqesin audiencën tonë më të gjerë të BE-së duke i informuar ata lidhur me mandatin e këtij Misioni, punën dhe rëndësinë e pranisë së BE-së në Kosovë.

Të dy këto ngjarje ishin tejet të suksesshme pasi që njerëz të gjitha gjeneratave shprehën interesimin e tyre lidhur me aktivitetet e këtij Misioni.

Deklarata e Schuman-it, e nënshkruar më 9 maj 1950, konsiderohet hapi i parë drejt krijimit të asaj që njihet si Bashkimi Evropian. Institucionet e BE-së e shfrytëzojnë këtë ditë për ta kremtuar paqen dhe unitetin në Evropë.

Mirupafshim vitin tjetër në Prishtinë dhe Bruksel!
 

Prapa

Zyra për Informim