Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Shefja e Misionit EULEX vizitoi veriun e Kosovës

01 mars 2017

Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, vizitoi veriun e Kosovës dhe takoi kryetarët e komunave të Leposaviqit dhe të Zveçanit. Gjatë takimeve me secilin prej tyre, ata folën për tema të rëndësishme për komunitetin lokal, si për lirinë e lëvizjes, regjistrimin civil dhe tabelat e regjistrimit të veturave.

Znj. Papadopoulou e theksoi nevojën për angazhimin konstruktiv të vazhdueshëm të kryetarëve të komunave, duke theksuar se bashkëpunimi i tillë është tejet i rëndësishëm për komunitetin lokal.

Gjatë vizitës së saj, zj. Papadopoulou po ashtu takoi udhëheqësen e zyrës administrative në Mitrovicën e Veriut, zj. Adrijana Hodzic. Ato biseduan rreth progresit dhe sfidave të kësaj zyre.

“Ishte inkurajuese të dëgjoja se të gjithë bashkëbiseduesit e mi ishin të përkushtuar për paqe dhe stabilitet. Dialogu nuk ka alternativë, dhe EULEX-i është i gatshëm të fasilitojë zbatimin teknik të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës si hap konkret drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë në mbarë Kosovën,” tha zj. Papadopoulou.

Shefja e Misionit po ashtu bëri vizitë tek ura kryesore dhe pa nga afër punimet për shndërrimin e rrugës Mbreti Peter në Mitrovicën e Veriut në zonë këmbësorësh.