Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Vizitë e studentëve në Zyrat Kryesore të Policisë së EULEX-it dhe në Pallatin e Drejtësisë

08 mars 2017

Studentet Alexia Cussac dhe Myrtis Vinas-Roudieres nga ‘Ecole Nationale de la Magistrature’ në Francë vizituan Zyrat Kryesore të Policisë së EULEX-it dhe Pallatin e Drejtësisë.  Gjatë qëndrimit në Zyrat Kryesore të Policisë së EULEX-it ato biseduan me zyrtarin ligjor Marc Meslin, i cili punon në Zyrën e Kryeprokurorit të EULEX-it. 

Dje, që të dy studentet po ashtu e vizituan edhe Pallatin e Drejtësisë dhe vijuan nga afër dy seanca të gjykimeve. Ato takuan gjyqtarin Malcolm Simmons, i cili ndau dijen e tij me gjyqtaret e ardhshme. 

Kjo shënon përfundimin e vizitës së tyre studimore dyjavore në Kosovë, vizitë kjo e bashkërenduar me Institutin Gjyqësor të Kosovës dhe Ambasadën e Francës.