Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i dhuron shtatë automjete Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Qendrës për Ndërmjetësim në Mitrovicë

17 tetor 2018

Më 16 tetor EULEX i dhuroi dy institucioneve shtatë automjete të markës Nissan Pathfinder, gjashtë Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe një Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendrës për Ndërmjetësim (ADRC).

Gjatë ceremonisë, Bernd Thran, Zëvendës-shef i Misionit EULEX, ia dorëzoi gjashtë automjete Nissan Pathfinder Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiqit.

“Ky donacion është shumë i rëndësishëm për punën tonë, pasi që do të ndihmojë në rritjen e komunikimit me degët e gjykatës”, tha Kabashiq, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me EULEX-in.

Julien Feuillet, Shef i Shërbimit Teknik të EULEX-it ia dorëzoi një automjet Zana Sylës, Menaxhere e Programit të ADRC-së. Ky automjet do të ndihmojë ADRC-në në kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe në përmbushjen e misionit të saj, për të lehtësuar qasjen në drejtësi përmes ndërmjetësimit, kryesisht - por jo ekskluzivisht - në rajonin e Mitrovicës, dhe për të inkurajuar komunikimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis komuniteteve.

Pas pranimit të donacionit, zj. Syla tha: "Ky donacion është shumë i rëndësishëm për punën tonë të ndërmjetësimit në rajonin e Mitrovicës, pasi ne duhet të udhëtojmë në degët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Tani kjo do të jetë shumë më e lehtë për ne, pasi ky donacion do të na ndihmojë t'u shërbejmë të gjitha komuniteteve.”

Ky donacion është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës nga EULEX-i. Misioni do të vazhdojë të mbështesë nismat lokale brenda mundësive dhe mjeteve të tij.