Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i e organizoi një punëtori për Shërbimin Korrektues të Kosovës

03 dhjetor 2018

Një punëtori e organizuar nga EULEX-i për sigurinë e burgjeve për Shërbimin korrektues të Kosovës (SHKK) përfundoi me 30 nëntor në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc.

Qëllimi i kësaj punëtorie, të organizuar në katër ditë të ndryshme – dy në tetor dhe dy në nëntor – për gjithsej 20 oficerë korrektues, ishte që ata të trajnohen për sigurinë e burgjeve, sigurinë statike, procedurale dhe dinamike, konceptin e rrezikshmërisë dhe planeve rezervë, si dhe të rritet aftësia e tyre reaguese gjatë situatave të ndryshme të krizave.

Njësia Korrektuese e EULEX-it vazhdon ta mbështesë SHKK-në për t’i rritur aftësitë e saj në planifikimet e sigurisë, vlerësimin e sigurisë, analizën dhe vlerësimin e rrezikshmërisë, planet rezervë dhe fushat tjera të ndërlidhura të sigurisë, si dhe në këtë drejtim është sqaruar edhe roli i Njësisë Korrektuese të EULEX-it gjatë situatave emergjente dhe të krizave.

“Sot, nga EULEX-i ne u trajnuam për planet rezervë. Krizat nëpër burgje janë të paparashikueshme, kurse ne duhet të përgatitemi paraprakisht. Njohuritë e fituara nga trajnimi i sotshëm do t’i ndaj me kolegët e mi”, tha Fadil Sopjani, Mbikëqyrës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.