Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Njësia Korrektuese e EULEX-it mbajti takim me Shërbimin Korrektues të Kosovës

05 dhjetor 2018

Sot, EULEX-i ishte nikoqir i takimit të parë ndërmjet Ekipit të Lartë Drejtues të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe Njësisë Korrektuese të EULEX-it.

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe duke u përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve institucionale të qëndrueshme në bazë të praktikave më të mira evropiane, ky takim ishte një mundësi e mirë për Njësinë Korrektuese të EULX-it që kolegëve të tyre kosovarë t’ua prezantojë strukturën organizative, detyrat, përgjegjësitë dhe prioritetet e saj për gjashtë muajt e ardhshëm.

Nehat Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i SHKK-së, e paraqiti një përmbledhje të shkurtë të objektivave kryesore të strategjisë për zhvillimin dhe ri-organizimin e sistemit korrektues të Kosovës, si dhe e falënderoi EULEX-in për mbështetjen e tij në të kaluarën. Më tej, ai tha se SHKK-ja do të vazhdojë të llogarisë në kontributin e Njësisë Korrektuese të EULEX-it për fuqizimin e kapaciteteve të tyre.

EULEX-i dhe SHKK-ja u pajtuan që të organizojnë takime të rregullta për përmirësimin e bashkëpunimit të tyre dhe për harmonizimin e angazhimeve të tyre të përbashkëta për arritjen e rezultateve të matshme.