Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Shefja e EULEX-it u takua me Komandantin e KFOR-it

18 dhjetor 2018

Më 17 dhjetor, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, pati një takim njohës me Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Ishte ky një takim i dobishëm gjatë të cilit të dy drejtuesit diskutuan për çështjet që janë shqetësim i përbashkët, duke e përfshirë rolin e EULEX-it si reagues i dytë dhe atë të KFOR-it si reagues i tretë pas Policisë së Kosovës, si dhe u përkushtuan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të cilin e kanë pasur deri më tani këto dy organizata në terren.