Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Studentë nga Gjilani u pritën në EULEX

22 mars 2019

Për herë të parë, 40 studentë nga Universiteti Kadri Zeka në Gjilan e vizituan selinë e EULEX-it.

Studentët i pritën Zëdhënësja Donika Berisha Rizaj si dhe Zyrtari Politik Naim Hajdari. Ata fillimisht u njoftuan shkurtë për mandatin e tanishëm të këtij Misioni, si dhe për aktivitetet e përditshme të tij. Pas këtyre prezantimeve, studentët u përfshinë në një diskutim interesant lidhur me rolin e EULEX-it në Kosovë.

Kjo vizitë është hera e parë që një institucion vendas i arsimit të lartë e viziton këtë Mision në Prishtinë. Kjo vizitë është plotësim i vizitave sensibilizuese të bëra nga EULEX-i në të kaluarën në disa fakultete universitare nëpër Kosovë.