Fillimi  BreadCrumbTrailerMultimedia  BreadCrumbTrailerEULEX-i dhuron veshmbathje për nevoja të...

EULEX-i dhuron veshmbathje për nevoja të strehimores për gra në Novobërdë

13 maj

Këshilltari për çështje gjinore në EULEX z. Antonius van der Velden dhe praktikantët e Misionit vizituan Qendrën e Grave për Mbështetje dhe Zhvillim në Novobërdë me ç’rast dhuruan edhe disa veshmbathje.

Kjo Qendër është strehimorja e parë shumë etnike në Kosovë e angazhuar për ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës në familje. Në kuadër të mbështetjes ofrohen edhe terapi me psikologë si dhe trajnime dhe punëtori për gra.

Udhëheqësja e strehimores zj. Vesna Stajic mirëpriti donacionin i cili do të mundësojë shërbime më të mira për gratë dhe fëmijët në nevojë.

Gjatë periudhës së praktikës, praktikantët tanë marrin pjesë nëpër vizita studimore në organizata të ndryshme në Kosovë. Vizita në strehimoren e grave iu mundësoi praktikantëve që të shohin nga afër mënyrën e funksionimit të OJQ-ve vendase dhe sfidat e tyre të përditshme.
 

Prapa