Dy objektivat e EULEX-it: 1. Mentorimi, Monitorimi dhe Këshillimi (MMK) 2. Funksioni Ekzekutiv

Dy objektivat e EULEX-it: 1. Mentorimi, Monitorimi dhe Këshillimi (MMK) 2. Funksioni Ekzekutiv

EULEX-i e zbaton mandatin e tij përmes dy objektivave operacionale.

Përmes objektivit të tij të ”Monitorimit, Mentorimit dhe Këshillimit (MMK)”, ky Mision do të përqendrohet në ofrimin e mbështetjes për institucionet kosovare të sundimit të ligjit në nivelet e shtabeve dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve përkatëse të Sundimit të Ligjit për ta përforcuar rrethin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimin e lëndëve të ndjeshme. Në bashkëpunim të ngushtë me PSBE në Kosovë, ai do të ofrojë mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë për të ndihmuar me zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit. Lexo më shumë...

Përmes objektivit të tij “Ekzekutiv”, EULEX-i do të sigurojë që të ofrohen shërbimet ligjore deri atëherë kur progresi i autoriteteve vendase të lejojë kalimin e plotë të funksioneve ekzekutive tek autoritetet vendase.  Ky Mision do t’i mbështesë gjykimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale.  Në të njëjtën kohë, lëndët e EULEX-it do të vlerësohen vazhdimisht me qëllim që këto lëndë të ri-kualifikohen si lëndë të përbashkëta, duke i angazhuar më tej autoritetet kosovare të drejtësisë, prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha. Të gjitha lëndët për të cilat EULEX-i nuk e ka më juridiksionin prej datës 15 prill 2014 do të trajtohen nga Kosova. Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në përputhje me ligjet kosovare. Lexo më shumë... 

Shefja e Misionit: Alexandra Papadopoulou

EULEX-i është plotësisht i përkushtuar ndaj përfshirjes së të drejtave të njeriut si edhe të standardeve të perspektivës gjinore dhe të barazisë gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, qoftë në kuadër të Misionit si edhe duke punuar me institucionet e Kosovës.