English Shqip / Srpski


TASK Force

TASK Force

Vendosja e themeleve të shëndosha për Kosovën

Përkushtimi i saj i palëkundur për zhvillimin e Kosovës dhe angazhimi i zellshëm i saj ndaj profesionalizmit e ka bërë atë pjesë vitale të përpjekjeve të pafund për ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Focus on Strengthening

BE-ja në Kosovë

Janë tri organe kryesore të cilat veprojnë në Kosovë: EULEX, zyra e Përfaqësuesit Special tëi Bashkimit Evropian dhe zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Në vijim është një përmbledhje e punës dhe mandatit të tyre si dhe informatat kontaktuese:    



Zyra e Përfaqësuesit Special e Bashkimit Evropian

Zyra e PSBE-së është themeluar përmes Veprimit të Përbashkët të Këshillit, të datës 04 shkurt 2008. PSBE-ja i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian, një organ ndër-qeveritar i cili përfaqëson 28 shtetet anëtare të BE-së, përmes Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit, Javier Solana.

Shef i Zyrës: Fernando Gentilini

Personeli: 30


Mandati: PSBE këshillon dhe mbështetë Qeverinë e Kosovës në procesin e saj politik drejt integrimit evropian; ofron koordinim të përgjithshëm mbi pranitë e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Kosovë.

Personi kontaktues:
Fatmire Terdevci
Rr.. Rruga Ahmet Krasniqi, P.N
Prishtinë, Kosovë
+ 381 (0)38 20 44 448 (office)
+ 377 (0)44 209 533 (cell)
Fatmire.Terdevci@eusrinkosovo.eu



Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian

Zyra Ndërlidhëse e KE funksionon në Kosovë që nga viti 2004. Kjo zyre ndihmon në shtyrjen e reformave përmes dialogut të rregullt politik dhe teknik.

Shef i Zyrës: Khaldoun Sinno
Personeli: rreth 80

Mandati: Ofron fonde të rëndësishme për projekte për përforcimin e institucioneve, zhvillon ekonominë dhe realizon standardet evropiane; mbështetë procesin e Stabilizim Asociimit.   

Personi kontaktues:
Philip Mellish
Zyrtar për Informim
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë
Rr. Kosova 1 (Fahu postal 331 )
Prishtinë, KOSOVO
Tel: +381 38 51 31 327
Mobil: +381 44 508 211
E-mail: philip.mellish@eeas.europa