Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shefja e Misionit EULEX Kosova i emëroi Gjyqtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës

07 shkurt 2017

Në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas rekomandimit të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, autoriteti emërues Shefja e Misionit EULEX në Kosovë, zj. Alexandra Papadopoulou më 7 shkurt 2017 i emëroi nëntëmbëdhjetë (19) gjyqtarë në regjistrin e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Zj. Papadopoulou i përgëzoi gjyqtarët dhe u uroi suksese në detyrat e tyre të ardhshme në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Për më shumë informata rreth gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe mandatit të tyre, mund t’i drejtoheni drejtpërdrejtë Dhomave të Specializuara të Kosovës apo ta shfletoni faqen e internetit (www.scp-ks.org).