Lajme

Trajnim mjekësor në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan

26 gusht 2019

Më 22 gusht, Njësia Mjekësore e EULEX-it e ka mbajtur një kurs trajnues për pjesëtarët e personelit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan.

Si pjesë e një vargu të kurseve trajnuese mjekësore në vijim, 11 pjesëtarë jo-mjekësorë të personelit të SHKK mësuan se si ta japin ndihmën e parë urgjente dhe ta ushtrojnë më shumë Protokollin ERC (Këshillit Evropian për Reanimim) për Ndihmën Themelore për jetë.

Programi i trajnimeve mjekësore për herë të parë është krijuar në vitin 2016 për ta trajtuar nevojën për personel të trajnuar jo-mjekësor në ShKK. Si rezultat i kësaj, EULEX-i ka organizuar 31 sesione të suksesshme të trajnimeve në vitin 2016 për 419 pjesëtarë të personelit të SHKK.

Trajnimet mjekësore të drejtuara nga EULEX-i do të vazhdojnë në muajt në vijim nëpër qendrat tjera korrektuese të Kosovës.