Lajme

U.D. Zëvendësshefi i EULEX-it takoi delegacionin nga Bundestagu gjerman

10 tetor 2019

Sot, Cezary Luba, U.D. Zëvendësshef i Misionit EULEX, i shoqëruar nga Këshilltarja për çështje politike Ismije Beshiri, pati takim me anëtarë të Nënkomisionit të Parlamentit të Gjermanisë për parandalim të krizave civile, menaxhim të konflikteve dhe veprim të integruar. Ata diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë, duke u përqendruar tek sundimi i ligjit. Z. Luba i informoi përfaqësuesit e delegacionit rreth mandatit të EULEX-it, zhvillimeve aktuale dhe punën e ardhshme të Misionit.