Lajme

EULEX-i e vazhdon traditën e bamirësisë për Kryqin e Kuq të Kosovës

13 mars 2019

Sot, Shefja e Misionit, Alexandra Papadopoulou i dorëzoi zj. Feride Hyseni, Kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, donacionin më të fundit të EULEX-it si pjesë e takimit vjetor të tij për bamirësi.  Kjo tashmë është bërë një zakon tradicional i angazhimeve të këtij Misioni për të kontribuar në mënyra të drejtpërdrejta në iniciativat për t’u ndihmuar qytetarëve nevojtarë të Kosovës, krahas punës së përditshme të tij me kolegët kosovarë të fushës së sundimit të ligjit.

Kjo punë e madhe është “Rezultat i zemërgjerësisë së pjesëtarëve të personelit të EULEX-it nga e cila ky Mision kësaj radhe ka arritur të grumbullojë 9,000 euro, të cilat, sikur të gjitha donacionet e bëra më parë nga ky Mision, do të përdoren për qëllime të mira nga ana e Kryqit të Kuq, pra për ata që kanë më së shumti nevojë në Kosovë”, tha zj. Papadopoulou.

Ky takim bamirësie u bë i mundur falë angazhimit të vazhdueshëm të Bordit Këshillëdhënës për Rekreacion të EULEX-it duke qenë edhe forca kryesore prapa organizimit të këtij takimi vjetor. Gjithashtu, ky takim u mundësua edhe me përkrahjen e jashtëzakonshme të kontingjenteve kombëtare të EULEX-it nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republike e Çekisë, Danimarka, Hungaria, Irlanda, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Holanda, Britania e Madhe, si dhe nga kolegët vendas të Kosovës.