Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i merr pjesë në konferencën vjetore në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve të Detyruara

27 gusht 2019

Më 27 gusht, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur me përkrahjen e ambasadave të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe në bashkëpunim me UNDP Kosova, e organizuan një konferencë me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit publik në mbështetje të procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Tarja Formisto, Zëvendës Drejtore e Institutit të Mjekësisë Ligjore mori pjesë në panelin ku u diskutua përparimi i bërë deri më tani në identifikimin e viktimave.
Znj. Formisto deklaroi se "Saktësia e informacionit të dhënë nga familjet e viktimave për autoritetet lokale është jetike për të vazhduar me hetimin dhe identifikimin e duhur. Konfirmimi i informacionit përmes provave mbetet elementi më i rëndësishëm i procesit të identifikimit”.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues nga ambasadat e Britanisë dhe të Shteteve të Bashkuara, së bashku me përfaqësuesit nga Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX-i dhe Organizatat e Shoqërisë Civile si dhe familjarë të personave të zhdukur.

Pritet që raporti mbi rezultatin e konferencës do t’i përfshijë gjetjet dhe rekomandimet kryesore të cilat do t’u shpërndahen partnerëve të konferencës dhe pjesëmarrësve me qëllim të identifikimit të mundësive për veprim dhe bashkëpunim në të ardhmen.