Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Një grup nga Organizata Demokracia në Evropë vizitojnë EULEX-in

03 shtator 2019

Më 3 shtator, disa anëtarë të Organizatës Demokracia në Evropë, organizatë danezë që punon për promovimin e demokracisë evropiane pjesëmarrëse, vizituan EULEX-in dhe takuan stafin e Misionit.

Gjatë takimit, Cezary Luba, udhëheqës i shtyllës së EULEX-it për operacione, Ioanna Lachana, udhëheqëse e zyrës së EULEX-it për shtyp dhe zëdhënëse e EULEX-it, dhe Naim Hajdari, zyrtar për çështje politike, ua shpjeguan pjesëmarrësve mandatin e Misionit dhe prezantuan një pasqyrë të mjedisit aktual politik dhe sfidave të Kosovës.

Pjesëmarrësit nga Organizata Demokracia në Evropë u angazhuan në diskutime aktive me stafin e EULEX-it, duke u përqendruar në të ardhmen e Misionit, dialogun Prishtinë-Beograd, dhe luftën kundër korrupsionit.