Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i organizoi një punëtori për sigurinë në burgje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

04 tetor 2019

Një punëtori katër ditore është organizuar nga Njësia Korrektuese e EULEX-it për pjesëtarët e Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte trajnimi i oficerëve korrektues për sigurinë e burgjeve: për të ofruar një përmbledhje gjithëpërfshirëse të koncepteve të analizës së rrezikut dhe planeve rezervë, si dhe për ta rritur kapacitetin reagues të tyre në situata të krizave.

Njësia Korrektuese e EULEX-it vazhdon t’i përkrah autoritetet e Kosovës për rritjen e kapaciteteve të tyre në planifikimet dhe vlerësimet e sigurisë, analizës së rrezikut dhe planeve rezervë.