Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Eksperti i EULEX-it flet në Takimin e 12-të Rajonal të Rrjetit të Ekspertëve të Armëve në Evropën Juglindore

28 nëntor 2019

Me ftesë të Shefit të Clearinghouse të UNDP-së për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta në Evropën Juglindore dhe Lindore (SEESAC), Këshilltari i Lartë i EULEX-it për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Alan Wilson, mori pjesë si prezantuese në Takimin e Dymbëdhjetë Rajonal Rrjetit të Ekspertëve të Armëve në Evropën Juglindore (SEEFEN) që u mbajt në Novi Sad, Serbi, midis 26 dhe 27 Nëntorit. Prezantimi i z. Wilson ishte në temën "Policia Kufitare dhe Dogana - Bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet agjencive dhe shkëmbimi i informatave/inteligjencës". Qëllimi i këtij sesioni ishte që të prezantoheshin metodat e shkëmbimit të përbashkët të informatave/inteligjencës, si dhe metodologjitë pasuese për zhvillimin e analizës së përbashkët të rrezikut midis Policisë Kufitare dhe Doganës.

SEEFEN-i, për shumë vite me radhë, i mbledh së bashku hetuesit e lartë policorë, zyrtarë të doganave, prokurorë, ekspertë të forenzikës balistike dhe përfaqësues të policisë kufitare, si dhe e lehtëson me sukses bashkërendimin rajonal në luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit midis palëve kryesore të interesuara në rajon. Objektivi kryesor i takimit mbetet shkëmbimi i informacionit dhe shkëmbimi i njohurive mbi mësimet e mësuara dhe sfidat lidhur me luftimin e trafikimit të armëve të zjarrit. Puna e rrjetit SEEFEN kontribuon drejtpërsëdrejti në zbatimin e udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të posedimit ilegal, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor.