Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit u takua me Zv. Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

05 dhjetor 2019

Më 4 dhjetor, Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit, Cezary Luba u takua me Zv. Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi, e cila e prezantoi punën që e bën kjo Agjenci për të ofruar ndihmë juridike falas për qytetarët në tërë Kosovën.

Zj. Kalanderi e informoi z. Luba se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, ofron ndihmë juridike për ata të cilët nuk kanë mjete të mjaftueshme për t’u siguruar qasje të barabartë në drejtësi, si dhe e shprehu interesimin e kësaj Agjencie për të bashkëpunuar me EULEX-in.

Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit theksoi se puna e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas është shumë e rëndësishme për një sundim efektiv të ligjit në Kosovë, meqë qasja e barabartë në drejtësi është një prej parimeve themelore të sistemeve demokratike funksionale. Ai, gjithashtu, bëri të ditur se EULEX-i është i gatshëm që t’i shqyrtojë mundësitë e Misionit për ta mbështetur këtë Agjenci.