Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Shefi i Zyrës të Shefit të Misionit EULEX mbajti një ligjëratë online për PPSM-në dhe misionet e saj në terren

26 tetor 2020

Më 16 tetor, Shefi i Zyrës të Shefit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Daniele Pancheri, e dha një ligjëratë online për studentët e drejtimit Institucionet Publike, të BE-së dhe Ndërkombëtare që ofrohet nga Fakulteti për Biznes dhe Zhvillim 3A me bazë në Francë​.

Bashkëbisedimi online u përqendrua në “ngjarjet e vërteta” nga terreni përtej teorisë së Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (PPSM), duke i prekur karakteristikat kryesore të politikave dhe ato institucionale të PPSM-së dhe duke ofruar një pasqyrë  të funksionimit të përditshëm të misioneve civile të PPSM-së.

Ishte kjo një mundësi e shkëlqyeshme për ta treguar punën e kaluar dhe të tanishme të EULEX-it, sfidat dhe arritjet nga perspektiva e një ushtruesi praktik përmes një bashkëbisedimi interaktiv me një grup studentësh dinamikë dhe të interesuar.