Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i priti disa studentë të Universitetit të York-ut

30 nëntor 2018

Sot, EULEX-i e priti një grup të studentëve të programit të studimeve për magjistraturë “Rimëkëmbja pas Luftës” nga Universiteti i York-ut (Britani e Madhe) që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e vizitës studimore të tyre.

Këta studentë patën mundësinë që të mësojnë më hollësisht jo vetëm për punën e EULEX-it, pas një përmbledhjeje të mandatit të ri të bërë nga Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, dhe një përshkrimi të perspektivës gjinore në kuadër të punës së EULEX-it të paraqitur nga Këshilltari për Çështje Gjinore i EULEX-it, Antonius Van Der Velden, por gjithashtu edhe për situatën e përgjithshme politike në Kosovë nga Këshilltari Politik i EULEX-it, Naim Hajdari.

Interesimi i këtyre studentëve dhe diskutimi që pasoi edhe një herë e dëshmoi rëndësinë e punës me të rinjtë për ta promovuar sundimin e ligjit dhe përkushtimin e Bashkimit evropian në këtë fushë.