Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i i dhuron pajisje për zyrë Qendrës për Ndërmjetësim në Mitrovicë

10 prill 2019

Më 9 prill, EULEX-i i dhuroi pajisje për zyrë dhe pajime teknike Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë (ADRC).

Në këtë donacion përfshihen mobile për zyrë, si: karrige, tavolina, rafte, tabela të bardha dhe ngrohëse, si dhe pajime teknike që mund të kontribuojnë për punën efektive  të ADRC-së në baza ditore.

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë përkrahje nga ky Mision dhe jemi të sigurt se qytetarët të cilët e kërkojnë mbështetjen tonë për kontestet dhe rastet e tyre do t’i ndjejnë efektet pozitive të këtij donacioni”, theksoi Zana Syla, Menaxhere e programit nga ADRC-ja.

Këto donacione janë pjesë e përkrahjes së vazhdueshme të institucioneve të Kosovës nga ana e EULEX-it. Ky Mision do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat lokale në kuadër të mundësive dhe mjeteve që i disponon.