Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

EULEX-i organizon trajnim në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

21 maj 2019

Njësia korrektuese e EULEX-it organizoi një trajnim katër-ditor për punonjësit e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Qëllim i këtij trajnimi ishte trajnimi i zyrtarëve korrektues në lidhje me sigurinë në burgje, prezantimi i përgjithshëm i planifikimeve në situata të jashtëzakonshme dhe menaxhimi i rreziqeve, si dhe avancimi i kapaciteteve të tyre reaguese në situata të ndryshme të krizave.

Njësia korrektuese e EULEX-it vazhdon t’i mbështetë autoritetet e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tyre sa i përket planifikimit dhe vlerësimit të sigurisë, analizës së rreziqeve, dhe planifikimeve në situata të jashtëzakonshme.