LAJME

Bashkimi Evropian dhe femrat Kosovare festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas

9 Mars 2012, Prishtinë

Me origjinë nga më shumë se 100 vite më parë, Dita Ndërkombëtare e Gruas që festohet me datën 8 Mars, është zhvilluar në një ngjarje mbarë botërore, e pa ndonjë përjashtim edhe në Kosovë.

   

Me këtë rast, Samuel Žbogar shef i PSBE/Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Xavier de Marhnac, shefi i misionit EULEX, kanë organizuar një ndodhi jo formale në qendër të Prishtinës. Pjesëmarrësit ishin femra nga shoqëria Kosovare duke përfshirë anëtare të grupeve të grave, gra të shquara në sektorin e biznesit, politikane dhe anëtare të parlamentit, ndër tjerash përkrah tyre dhe gra të cilat punojnë në misionet e Bashkimit Evropian.

Përderisa të drejtat e femrave janë mishëruar në shumicën e kushtetutave në mbarë botën, zbatimi i tyre shpesh ka ngelur prapa si në Kosovë ashtu edhe çdokund. Prandaj kjo ngajrje shërbeu si një mesazh mjaft i shprehur solidarizimi lidhur me rëndësinë e zbatimit të sundimit të ligjit, në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.