|
29 maj 2012
Sot, gjatë një operacioni madhor kundër krimit të organizuar, policia e EULEX-it arrestoi gjashtë persona. Zyrtarët policorë dhe doganorë nga EULEX-i konfiskuan materiale të ndryshme gjatë kërkimeve të kryera në disa lokale private dhe biznesi, përfshirë këtu pompa të benzinës, gjithandej Kosovës.
Operacionet e kërkimit dhe të arrestimit janë kryer në lidhje me disa hetime madhore për krim të organizuar, kontrabandë të mallrave, shmangie nga tatimi, evazion të falsifikuar të taksës doganore të importit dhe pastrim të parasë.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.