Lajme

EULEX-i i bashkohet IML-së gjatë dorëzimit të mbetjeve mortore të një personi në varrezat ortodokse në Prishtinë

27 qershor

Më 27 qershor 2024, Ekipi i Mjekësisë Ligjore i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është bashkuar Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në varrezat ortodokse në Prishtinë.

IML-ja ia dorëzoi mbetjet mortore të një personi përfaqësuesve të Komisionit të Serbisë për Persona të Zhdukur, të cilët i morën dhe varrosën mbetjet mortore në emër të familjes.

Identifikimi i mbetjeve mortore u konfirmua së fundmi pasi u bë përputhja pozitive e ADN-së. Ky ishte rezultat i vazhdimësisë së punës për rishikimin e mbetjeve mortore në morgun e IML-së.