Lajme

Dita Ndërkombëtare e Gruas – partneritet për ta forcuar policimin në komunitet me ndjeshmëri gjinore.

08 mars

Takohuni me Lena Stoltz, zyrtare policore nga Suedia me përvojë të gjerë, që është duke i shërbyer Misionit si Këshilltare policore e EULEX-it në veri.

Si pjesëtare e Njësisë Këshilluese Policore, ajo u ofron udhëzime dhe rekomandime praktike homologëve të saj nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e veriut për të kontribuar për shërbime policore gjithëpërfshirëse, profesionale dhe efektive të orientuara drejt komunitetit.

Komponent esencial i punës së saj të përditshme është promovimi i barazisë gjinore dhe i të drejtave të grave përmes komunikimit përgjegjës dhe të ndjeshëm ndaj gjinisë. 

“Shërbimet policore efektive për komunitetin varen nga komunikimi që njeh dhe respekton përvojat e ndryshme të grave, burrave, vajzave dhe djemve. Integrimi i qasjeve përgjegjëse dhe të ndjeshme ndaj gjinisë forcon besimin, llogaridhënien dhe legjitimitetin e punës policore brenda komunitetit.” Lena Stoltz, Këshilltare policore e EULEX-it në veri