English Shqip / Srpski
LAJME

Institucionet gjyqësore, të gjitha në një vend

15 janar 2014

Të martën më 14 janar 2014, Mats Mattsson, Shef i Sektorit Ekzekutiv të EULEX-it së bashku me Zëvendës-kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, i inspektuan punimet që po bëhen për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë.

EULEX Foto se si do të duket Pallati i Drejtësisë

Në kompleksin e ri do të punojë një personel i përzier i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky kompleks do t'i bëjë bashkë personelin gjyqësor vendas dhe ndërkombëtar, do të ofrojë kushte më të mira për punë, si dhe do ta përmirësojë qasjen në gjyqësi dhe do të jetë më i dallueshëm për të gjithë. Aty ndodhen gjithsej tetë gjykatore moderne kurse edhe opinioni i gjerë publik do të ketë qasje në këtë ndërtesë.

Mattsson e theksoi rëndësinë që institucionet kryesore të drejtësisë të jenë në një vend, meqë puna do të bëhet shumë më lehtë dhe do të jetë më efikase. "Bashkëpunimi i brendshëm shumë i ngushtë do t'ua vështirësojë grupeve të interesit që të ndërhyjnë në gjyqësor, derisa një sistem i fuqishëm dhe i pavarur i drejtësisë është elementi kryesor për suksesin e një shoqërie demokratike," tha ai.

Ministri Kuçi deklaroi se ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë dhe i Qendrës së Paraburgimit do ta theksojnë fuqinë e sistemit gjyqësor modern në Kosovë.

Pallati i Drejtësisë është një projekt i bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Sipas planit, objekti parashihet të përfundohet në maj, kurse më pas do të duhet edhe pak kohë për mobilimin e të gjitha zyrave.