Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovo) është lansuar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.
Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është të mbështesë institucione të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, me anë të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.
Mandati aktual i EULEX-it mbulon periudhën deri më 14 qershor 2027 në bazë të Vendimit të Këshillit (CFSP) 2025/1161.
Misioni operon brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.
Shefi i Misionit: Z. Giovanni Pietro Barbano
EULEX-i është i përkushtuar për përmbushjen e obligimeve të tij për përfshirjen e aspektit gjinor dhe të të drejtave të njeriut në të gjitha aktivitetet e tij, si brenda Misionit ashtu edhe në punën me institucionet e Kosovës... më shumë
Komiteti i BE-së për Aspektet Civile të Menaxhimit të Krizave e vizitoi EULEX-in
19 qershor 2025
EULEX-i i bashkohet ushtrimit Shpata e Artë 2025
10 qershor 2025
EULEX-i fasiliton kurse të gjuhës për Policinë e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës
03 qershor 2025
EULEX pret një delegacion nga Autoriteti Policor Suedez
26 maj 2025
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë/Nën- Presidentja e Komisionit Evropian viziton EULEX-in
23 maj 2025
Partneritet per drejtesi