European Union External Action
FacebookTwitterYoutube

Fillimi BreadCrumbTrailer EULEX & BE-ja BreadCrumbTrailer Ç’është EULEX-i?

Ç’është EULEX-i?

Misioni:

EULEX Kosova ndihmon Kosovën, autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, si dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sistemit të pavarur shumetnik të drejtësisë dhe policisë dhe shërbimit doganor shumetnik, duke siguruar që këto institucione të jenë të lira prej ndërhyrjeve politike dhe që i përmbahen standardeve të pranuara ndërkombëtare dhe praktikave evropiane më të mira.  

Ky Mision, në bashkëpunim të plotë me Programet e Asistencës të Bashkimit Evropian zbaton mandatin e tij përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, ndërsa i ruan disa përgjegjësi të caktuara ekzekutive. Në mënyrë që të mundësohet progresi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm nga ana e autoriteteve vendase, duke i përfshirë autoritetet gjyqësore dhe shërbimet policore, ky Mision ofron monitorim, mentorim dhe këshillim në nivelet e shtabeve dhe të drejtuesve të lartë të institucioneve përkatëse të Sundimit të Ligjit për ta përforcuar rrethin e drejtësisë penale, me theks në luftimin e ndërhyrjes politike dhe monitorimit të lëndëve të ndjeshme. 

Përmes funksionit ekzekutiv të tij ky Mision ofron mbështetje për vendimet në lëndët e të drejtës kushtetuese dhe civile, si dhe në ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të përzgjedhura penale. Në të njëjtën kohë, lëndët e EULEX-it do të vlerësohen vazhdimisht me qëllim që këto lëndë të ri-kualifikohen si lëndë të përbashkëta, duke i angazhuar më tej autoritetet kosovare të drejtësisë, prokurorisë dhe ato hetimore në mënyrë që të ndërtohen kapacitetet kosovare në këto fusha.  

Në parim të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale do të kryhen nga autoritetet e Kosovës, me panele gjyqësore të përbëra nga gjyqtarë të Kosovës. Vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, një rast mund t’i caktohet një prokurori të EULEX-it, ose një panel të përbëhet nga shumica e gjyqtarëve të EULEX-it.

Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it do të vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në përputhje me ligjet kosovare. 

Misioni gjithashtu, në bashkëpunim të ngushtë me PSBE në Kosovë do të ofrojë mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë për të ndihmuar me zbatimin e marrëveshjeve të mbetura të dialogut në sferën e sundimit të ligjit.

Fakte të shkurtra:

Mandati: deri më 14 qershor 2018 

Shefja e Misionit EULEX Kosovë: Alexandra Papadopoulou

Kapaciteti i autoriziuar: 800 të punësuar

Selia: Prishtinë, Kosovë 

Historiku:

EULEX-i e ka arritur funksionalitetin e plotë në prill të vitit 2009. Veprimi i përbashkët i BE-së i muajit shkurt 2008 dhe vendimi i Këshillit i muajit qershor të vitit 2010, 2012, 2014 dhe 2016 e paraqesin bazën ligjore për këtë mision. EULEX-i punon në kuadër të kornizës së Rezolutës 1244 të OKB-ës.

EULEX-i përkrahet nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe 5 vende tjere kontribuese (Kanada, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA).

Baza Ligjore:

Doracak për Sundimin e Ligjit: English | Shqip | Srpski

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu