European Union External Action
FacebookTwitterYoutube

Fillimi BreadCrumbTrailer EULEX & BE-ja BreadCrumbTrailer Llogaridhënia e EULEX-it

Llogaridhënia e EULEX-it

EULEX-i, si një Mision për Sundimin e Ligjit me disa funksione të kufizuara ekzekutive, e konsideron çështje rrënjësore sigurimin e llogaridhënies. Kjo paraqet një element qenësor në arritjen e objektivave të përgjithshme të misionit.

EULEX-i gëzon imunitet ndaj proceseve ligjore dhe administrative vendore. Kjo është në përputhje me atë që vlen për misionet e tjera ndërkombëtare dhe diplomatike nëpër botë. Megjithatë, përderisa legjislacioni vendor nuk mund të zbatohet kundër EULEX-it ose pjesëtarëve të tij, EULEX-i dhe pjesëtarët e tij duhet ta respektojnë legjislacionin vendor. Prandaj, nëse një pjesëtar i EULEX-it bën shkelje të ligjeve të Kosovës, imuniteti i tij/saj mund të hiqet dhe ky person mund të përgjigjet penalisht në shtetin amë.

Koncepti i llogaridhënies në EULEX është kompleks dhe përfshin një numër të elementeve të ndryshëm por të pandashëm, të cilat bashkërisht e përbëjnë llogaridhënien e EULEX-it. Kjo përfshin elemente të llogaridhënies operative, të brendshme dhe të jashtme – që vlejnë si ndaj qytetarëve të Kosovës ashtu dhe ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian.

(Llogaridhënia) Operative:

  • Për të siguruar llogaridhënien operative, misioni ka krijuar një sistem të vlerësimit të ndikimit të punës së EULEX-it në terren. Stafit të EULEX-it, të bashkë-vendosur me kolegët e tyre vendës, çdo muaj u parashtrohen një mori pyetjesh specifike për zhvillimet në fushat e tyre të specializimit. Me kalimin e kohës, këto përgjigje do të ndërtojnë një pasqyre të ndryshimeve brenda sistemit të policisë, drejtësisë dhe doganës së vendit, të cilat do t’i mundësojnë EULEX-it që në mënyrë të saktë të raportojë për progresin e institucioneve për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Këto rezultate më pas do të maten kundruall objektivave strategjike të miratuara nga shtetet anëtare të BE-së. Ky sistem njihet me emrin ‘Qasja Programatike’ dhe është hera e parë që BE e përdorë këtë sistem me një përmasë të tillë. Qëllimi kryesor është sigurimi i llogaridhënies dhe matja statistikore e arritjeve të EULEX-it, përmes matjes së progresit në institucionet e sundimit të ligjit. Ky sistem njëkohësisht paraqet edhe strategjinë dalëse të EULEX-it. Me përmbushjen e objektivave strategjike, EULEX-i do të largohet nga Kosova dhe e gjithë përgjegjë- sia për sundimin e ligjit do të jetë në duart e institucioneve vendore. Për më shumë informacion dhe shkarkim të raportit të parë shih: www.eulex-kosovo.eu
  • Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Gjinore (ZDNJÇGJ ose HRGO(ang.)) EULEX, është zyrë këshilluese dhe për politika, e cila kryesisht ka funksion parandalues, këshillues dhe bashkërendues duke siguruar që të gjitha aktivitetet e EULEX-it në Kosovë t’i respektojnë standardet ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut dhe aspektet gjinore. HRGO angazhohet në veprime të brendshme dhe të jashtme për ta përmbushur rolin e vet parandalues dhe këshillues. Në kuptimin e brendshëm, HRGO promovon të drejtat e njeriut dhe perspektivën gjinore si pjesë e një procesi të brendshëm konsultativ për të gjitha aspektet e zbatimit të mandatit të EULEX-it, duke përfshirë; zhvillimin e politikave, aktivitetet programatike, monitorimin dhe raportimin. Veç kësaj, HRGO siguron trajnime për pjesëtarët e misionit në fushën e të drejtave të njeriut dhe çështjeve gjinore. HRGO-ja nuk merret me ankesat kundër EULEXit për të drejtat e njeriut, këto ankesa duhet t’i adresohen Panelit për Shqyrtimin e Drejtave të Njeriut 

(Llogaridhënia) E brendshme: 

  • Llogaridhënia ligjore: sigurohet përmes mekanizmave të drejtësisë të shteteve pjesëmarrëse. Në këtë kontekst, misioni është i përkushtuar për informimin e opinionit të gjerë për rezultatet e këtyre zhvillimeve, si një faktor i rëndësishëm i llogaridhënies. Llogaridhënia e brendshme gjithashtu sigurohet nga sistemi gjyqësor gjegjës përmes ofrimit të qasjes në drejtësi dhe të drejtës që e gëzojnë palët për tu ankuar.
  • Llogaridhënia disiplinore: EULEX-i e ka njësinë për hetime të brendshme, bordet disiplinore dhe bordet hetimore të cilat i shqyrtojnë shkeljet e rregullave dhe rregulloreve për stafin, duke përfshirë Kodin e Sjelljes, d.m.th., “sjelljen e paligjshme”. Hetimet mund të çojnë deri të rekomandimet apo vendimet disiplinore të cilat do t’i komunikohen autoritetit përkatës vendor ose të BE-së.

(Llogaridhënia) E jashtme:

  • Llogaridhënia politike për Shtetet Anëtare të BE-së dhe shtetet e treta pjesëmarrëse arrihet përmes zinxhirit komandues, i cili e përfshin Shefin e Misionit, Komandantin për Operacione Civile të BE-së dhe Drejtorin për Planifikim Civil dhe Aftësi të Udhëheqjes, i cili i raporton Këshillit të BE-së (Shteteve Anëtare të BE-së) nëpërmjet Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.
  • Llogaridhënia ndaj autoriteteve politike në Kosovë sigurohet përmes kontakteve të rregullta ndërmjet misionit, në veçanti të Shefit të Misionit dhe autoriteteve të Kosovës. Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit është institucion kyç për këtë.
  • Llogaridhënia shoqërore ndaj popullit të Kosovës. Për shoqërinë civile, gazetarët dhe qytetarët e Kosovës, misioni siguron informacion transparent dhe me kohë në baza ditore. Mjet i rëndësishëm për këtë është ueb-faqja e EULEX-it.
  • Llogaridhënia financiare për përmbushjen e detyrave të veta në përputhje me rregullat e zbatueshme të Komunitetit, e cila e bën misionin të jetë llogaridhënës ndaj Komisionit Evropian, i cili e bën mbikëqyrjen e aspektit financiare të misionit, dhe në mënyrë të tërthortë ndaj BE-së.
    Çfarëdo kërkese për kompensim financiar për dëmet që pohohet se janë shkaktuar nga EULEX-i në Kosovë, sipas rregullit të përgjithshëm do të shqyrtohen përmes sigurimit ekzistues për kompensim. Çfarëdo kërkese për kompensim financiar duhet t’i adresohet Shefit të Misionit, i cili përkujdeset për një shqyrtim të duhur të këtyre kërkesave.
  • Llogaridhënia e jashtme për të Drejtat e Njeriut: BE-ja ka vendosur të promovojë themelimin e Panelit për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (PSHDNJ ose HRRP(ang.)) në EULEX lidhur me ankesat e personave të cilët deklarohen të kenë qenë viktimë e shkeljeve të Drejtave të Njeriut nga ana e EULEX-it gjatë zbatimit të mandatit të vet në Kosovë. HRPP është i pavarur gjatë ushtrimit të funksioneve të veta, të cilat do t’i kryen në mënyrë të paanshme dhe me ndershmëri.
    Për më shumë informacion shih: www.hrrp.eu 

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu