European Union External Action
FacebookTwitterYoutube

Fillimi BreadCrumbTrailer EULEX & BE-ja BreadCrumbTrailer BE-ja në Kosovë

BE-ja në Kosovë

Në Kosovë funksionojnë dy trupa kryesore të BE-së: EULEX-i dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë 

Zyra e BE-së luan rol shumë të rëndësishëm në realizimin e agjendës evropiane në Kosovë me qëllim që ta përkrahë përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Duke qenë pjesë përbërëse e Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian në Prishtinë, Zyra siguron mbajtjen e dialogut të përhershëm politik dhe teknik me institucionet e Brukselit. PSBE i jep këshilla dhe mbështetje Qeverisë së Kosovës lidhur me proceset politike; ofron bashkërendim të përgjithshëm për pranitë e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe në konsolidimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të lirive thelbësore në Kosovë. PSBE i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian, trupit ndërqeveritar i cili i përfaqëson të 28 shtetet anëtare të BE-së, përmes Përfaqësueses së Lartë/Zëvendëses së presidentit të Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Shef i Zyrës: Nataliya Apostolova

Personi kontaktues:
Fjolla Çeku
Zyrtare për Shtyp dhe Informim Publik
Telefoni: 038 5131 327
fjolla.ceku@eeas.europa.eu

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu